Jakup Beg Egnatia Profile picture
Feb 8 44 tweets 11 min read
Mblidheni këtej, po ua përcjell një ngjarje tronditëse kabadaillëku, një histori të përgjakshme hakmarrjeje që në fund të shek. XIX bëri jehonë nga Tirana deri në Stanboll.

S'e gjeni në @netflix. Në rolin kryesor: Gani Bej Toptani.

[Thread] Image
Në përpilimin e këtij threadi është përdorur shkrimi i Mehmet Berk YALTIRIK, një historian dhe romancier i njohur turk i zhanrit fantazi-horror.

Burimi: qha.com.tr/opinion/kabada…
Kapadainjtë në folklor njihen si trima me vlera të veçanta. Nëse vjedhin, atë e bëjnë për ta shpërndarë me të varfërit (alla Robin Hudçe), nëse përleshen, atë e bëjnë për nderin e mëhallës apo miqëve. Por, në realitet, tregimi i tyre mund të tingëllojë shumë më ndryshe.
Një fakt tjetër lidhur me këtë subkulturë është termi i Shqipes: Mangë. Për të parë më tepër rreth këtyre njerëz të epokës së bukur (Nga Fr. La Belle Époque) me thika e pistoleta në brez, shih: en.wikipedia.org/wiki/Mangas
Është e njohur shprehja "Qui acceperint gladium gladio peribunt" (Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin) nga Ungjilli sipas Mateut. Epiqendra e kësaj historie që na rikujton këtë rast biblik është Bejogllu, Stamboll.
Ngjarja ndodh në 1890-ën e vonshme. Ministri i punëve të brendshme i perandorisë asokohe Halil Rifat Pashai, ishte një burrë shteti i suksesshëm që ecte zëshëm në gradat shtetërore. I fuqishëm dhe me ndikim të madh. Image
Poashtu dhe biri i tij Ibrahim Xhavid Beu ishte zyrtar qeveritar me rritje të shpejtë nëpër kuadrot shtetërore.
Fuqia e madhe e babait të tij, ngritja e shpejtë nëpër pozitat shtetërore, padyshim ndikojnë te Ibrahim Xhavid Beu, dhe me fuqinë që mer pas shpine po fillon të sillet si stuhi andej e këtej në atë periudhë.
Flasim konkretisht për periudhën e Abdylhamitit. ImageImageImageImage
Periudhë kjo ku shumë vetë ngriten nga kabadaillëku në pashallëk (nga horr/cub në gjeneral).

Kjo pra po ndodh dhe me Ibrahimin, dhe futet nëpër situata përtej diametrit të tij, përfshirë këtu jetën e natës dhe afera të ndryshme dashurie.
Thuhet që një ditë Sultan Abdylhamiti ia tërhek vërejtjen Halil Rifat Pashait për të birin e tij.

Dhe një ditë Ibrahimit i has gozhda në sharrë. Ky kryelartë që po sillet vërdallë nëpër Stanboll ndeshet me një tjetër kokëkrisur, Gani Bej Toptanin. Image
Gani Bej Toptani, asokohe djalë i një familjeje të famshme Shqipëtare, vëllau i Esat Pashë Toptanit, ishte dhe me influencë të madhe përpara Sultanit.

Gani Beu njihej dhe në atdheun e vet, pra në Shqipëri me kabadaillëkun e tij.
Ishte mjaft i vrullshëm (Njihej dhe me emrin Hajdar/Luan). I inspiruar në atdhe nga familja/babai Ali bej Toptani (Sylejman Pasha Zade Ali Bej), kishte bërë nam dhe nëpër Shqipëri.
Sultan Albdylhamiti, supozohet që me një zbulim nga agjencia e intelegjencës së tij gjoja Grekët planifikonin një kryengritje të mundshme në Shqipëri me involvimin e vëllezërve Toptani, ndanë vëllezërit dhe njërin prej tyre e sjell në Stamboll, Gani Beun. Image
Atë e angazhon në regjimentin e pushkatarëve shqiptarë.

Në krye të regjimentit të pushkatarëve shqiptarë gjendej Tahir Pasha Shkodra, një tjetër kabadai kokëkrisur dhe një ndër njerëzit më besnik të Sulltan Abdylhamitit. I cili u ngrit në zyrtar qeveritar nga kabadaillëku. Image
Nami i tij u shpërnda shpejtë në Stanboll, kur ai vetëm për shkak të një basti që hyn me miqtë e tij, rreh në Yskydar të Stambollit një Kroat, kabadaiun më të krisur të kohës, bile në kafenenë e tij.
Edhe pse i vrazhdë në sjellje e fliste pa pardon me Sulltanin, ai ishte ndër njerëzit më të parapëlqyer të tij, i cili dhe i shërbeu Abdylhamitit deri në rrëzimin e tij nga pushteti.

Gani Beu ishte nënkolonel me gradë në këtë regjiment. Image
Një oficer me shpinë të fortë, përpara syve të Sulltanit. Nga ana tjetër Xhavid Beu i ngritur në gradë me hapa të shpejta.

Që të dy me temperament kokëkrisur.

Përplasen njëri me tjetrin në jetën e natës në rrugë të hovardallëkut.
Kariera kabadaillëke e Gani Beut që kishte filluar në Shqipëri vazhdon edhe në Stamboll. Të gjithë fillojnë të flasin se si ai mposht secilin që i del përballë nëpër rrugë të hovardallëkut. Image
Një periudhë bile dëbohet në azil në lindje të Anadollisë në qytetin Harput, po ia gjen rrugën e kthehet sërish.

Shkaku i përleshjes së Xhavid Beut me Gani Beun është i panjohur. Disa thonë se u bë për shkaqe banale e disa për punë dashurie, pra për shkak të një gruaje.
(Më vonë kjo çështje bëhet temë e një romani serial)

Pas përplasjes me Gani Beun, Xhavid Beu kupton që ka hyrë në telash të madh, kur një ditë Gani Beu shkon deri në ishullin e madh të Stanbollit ku Xhavid Beu kishte vilën dhe e provokon në një kafene. Image
Gani Beu me fuqinë shpinore nga grada si dhe familja shëtiste i armatosur deri në dhëmbë me njerëzit e tij nëpër Stamboll.

Rojët e Ganiu Beut fillojnë të rrotullohen rreth Xhavid Beut aq sa ky nuk mund të del nga vila e tij.
I shkruan letër Sulltanit, ankohet për situatën, i tregon që edhe te limanet në Gallatë ca njerëz të armatosur enden vërdallë. Kërkon që ta angazhojnë me deyrë në Vienë, që të largohet nga Stambolli. Image
Sulltani, edhe pse ka besim te babai i tij Halil Rifat Pashai të cilin e emëron kryeministër, të birin nuk ia favorizon, dhe nuk ia miraton angazhimin ne Vienë.

Gjakderdhja ngadalë po bëhet e pashmangshme. Halil Rifat Pashai ngel pa zgjedhje. Sheh që tjetër rrugëdalje nuk ka.
Mendon, në vend që të derdhet gjaku i birit tim le të derdhet gjaku i Ganiut. Takohet personalisht me njërin ndër hasmët më të mëdhenj të Gani Beut.

Gani Beu thamë që ishte hovarda, me njërën këmbë në jetën e natës e tjetrën në kumar.
Në çështjen e kumarit një natë e prish punën me një tjetër pasha, bile dhe dihet se shahen rëndë midis veti. Ky është Haki Pasha Bursa.
Halil Rifat Pashai e njihte dhe më parë Haki Pashanë, nga që e kishte angazhuar me detyrë në komunë, kur dëgjon dhe për këtë çështjen e armiqësisë me Gani Beun, menjëhere e takon.

Haki Pashë Bursës kjo punë i vjen si dhjetëshe.
Tani në shpinë ka kryeministrin e perandorisë e përballë hasmin e tij më të madh. Kryeministri i thotë pastro këtë çështje, dhe atë me plot kuptimin e fjalës.
Dhe një natë Hakiu dhe Ganiu rastësisht takohen në një muhalebixhi që gjindej në hanin Rumeli në Bejogllu. Image
Gani Beu sapo i dalur nga ahengu, lehtë i dehur. Po hapet tema e Xhavid Beut. Dihet që janë sharë rëndë më parë, përsëri shahen rëndë.

Një çast kur heshtin, Gani beu përlyen dorën me ashure dhe çohet shkon drejt lavamanit për të larë duart.
Haki Pasha sheh që ky është rasti i vetëm se përndryshe nuk del gjallë nga dyqani, ngritet në këmbë dhe dëgjohen dy krisma. Gani Beu vritet me dy plumba pas shpine.

Mblidhen njerëz rreth muhalebixhiut. Lajmi i vrasjes po përhapet si vetëtimë në oborrin mbretëror e në Shqipëri.
Të vrasësh njeriun e Abdylhamitit. Ç'do
të thotë kjo!

Haki Pasha ja mbath së shpejti e ik në Greqi me një gjemi që po e priste në limanet e Galatës. Por të gjithë e dinë që vrasësi është ai. Image
Me që Gani Beu ka qenë vetë pa rojet e tij, hetohet mundësia që ka qenë i ftuar më parë në vend takim me planifikim, Sulltani e kupton që bëhet fjalë për një kurth.

E thërret Halil Rifat Pashain, e pyet personalisht për lidhjen e tij me Haki Pashë Bursën dhe me ngjarjen.
Kryeministri refuzon involvimin e tij në rast. Thotë që është një rast shumë natyror me që jeta e shpendëve grabiqtarë është e shkurtër.

Shpëton nga Abdylhamiti, po nuk shpëton dot nga Shqipëtarët.
Me që lajmi arrinë shpejtë në Shqipëri, vëllau i Gani Beut, Esat Pashë Toptani angazhon personalisht Haxhi Mustafa Shkodrën, një kabadai i njohur me vrasje të shkathëta.

Detyra e dhënë është vrasja e Xhavid Beut me parimin sy për sy. Image
Haxhi Mustafa Shkodra vendoset për rreth 2 muaj në Hotelin Edirne në Sirkexhi. Ndjek hollësisht Xhavid Beun gati se çdo ditë. Image
Dita vjen, Mustafa Shkodra në Tetor të 1899-ës, një ditë të shtunë, kur Xhavid Beu kthehet nga një mbledhje zyrtare për të shkuar në ishullin e madh të Stambollit me varkat që niseshin nga ura e Gallatës, sa zbret nga shkallët e limanit për të hyrë në varkë, i del përpara.
Me dy plumba nga revolja e tij Malazeze (Gasser M1870) vret rëndë Xhavid Beun.

Në atë tollovi, ku njerëzit fillojnë të ikin shpejtë, Xhavid Beu shfrytëzon rastin dhe fillon të vrapojë, derisa e ha dhe plumbin e tretë në shpinë dhe vdes në vendin e ngjarjes. Image
Njëri nga dëshmitarët e ngjarjes, asokohe nxënës në Kolegjin Imperial (Liceun e Gallatasarajit) dhe më vonë shkrimtar i njohur i letërsisë turke, Refik Halid Karaj, rrëfen rastin: Image
Pasi dëgjova dy krisma dhe njerëzit ikën në frikë, pashë një burrë me veshje shqiptare dhe me qeleshe që vraponte drejt shkallëve në anë të Karakojit.

Mustafa Shkodra nuk ia del të ikë dhe arestohet shpejtë. Gjatë investigimit nuk e dorëzon emrin e Esat Pashës. Image
Në gjendje normale edhe pse do duhej të dënohej me vdekje e të varrej, duke e patur parasysh situatën alarmante në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi asokohe e dënojnë me burgosje të përjetshme.
Më vonë në vitin 1908 me shpalljen e kushtetutës së re nga amnestia e përgjithshme lirohet nga burgu.

Halil Rifat Pasha i mërzitur nga rasti i birit të tij vdes më 1901.

Por hakmarrja nuk përfundon me kaq.
Esat Pashë Toptani, fillon të vizatojë rrugën e jetës së tij me këtë agjendë duke fajësuar Sulltanin për rastin e vëllaut të tij.

[Do të vazhdojë...] Image

• • •

Missing some Tweet in this thread? You can try to force a refresh
 

Keep Current with Jakup Beg Egnatia

Jakup Beg Egnatia Profile picture

Stay in touch and get notified when new unrolls are available from this author!

Read all threads

This Thread may be Removed Anytime!

PDF

Twitter may remove this content at anytime! Save it as PDF for later use!

Try unrolling a thread yourself!

how to unroll video
  1. Follow @ThreadReaderApp to mention us!

  2. From a Twitter thread mention us with a keyword "unroll"
@threadreaderapp unroll

Practice here first or read more on our help page!

Did Thread Reader help you today?

Support us! We are indie developers!


This site is made by just two indie developers on a laptop doing marketing, support and development! Read more about the story.

Become a Premium Member ($3/month or $30/year) and get exclusive features!

Become Premium

Don't want to be a Premium member but still want to support us?

Make a small donation by buying us coffee ($5) or help with server cost ($10)

Donate via Paypal

Or Donate anonymously using crypto!

Ethereum

0xfe58350B80634f60Fa6Dc149a72b4DFbc17D341E copy

Bitcoin

3ATGMxNzCUFzxpMCHL5sWSt4DVtS8UqXpi copy

Thank you for your support!

Follow Us on Twitter!

:(