Discover and read the best of Twitter Threads about #ShqiptarëtTëParët

Most recents (14)

Shqipëria dhe Kosova

I vetmi ndryshim midis Shqipërisë dhe Kosovës është që Shqipëria ka 80 kisha dhe 800 xhami.

Kosova ka 1000 xhami dhe 20 kisha.

1/
Madje edhe ato 20 kisha katolike në KS nuk janë nacionaliste, janë katolike, predikojnë universalizmin e krishterë, jo nacionalizmin, siç bëjnë kishat katolike në Kroaci dhe Poloni.

2/
Nëse shqiptarët e KS duan të pranohen nga Evropa si evropianë, duhet thjesht të braktisin Islamin.

Nuk them që të bëhen të krishterë, sepse krishterimi ka vdekur në Evropë, por them që të bëhen ateistë si shqiptarët e Shqipërisë.

3/
Read 6 tweets
Të jesh shqiptar

Çështja tani ka ardhur në pikën që të jesh shqiptar duhet të vetë identifikohesh vetëm me Shqipërinë, pavarësisht vendit ku banon.

1/2
Kosova, shqiptarët e Maqedonisë V dhe Malit të Zi tani konsiderohen nga perëndimi ashtu sic konsiderojnë Çeçeninë apo Dagestanin etc në Rusi apo lindje të mesme, popuj të pacivilizuar që që duhet të mbahen larg nga Evropa.

2/3
Ekskluzivisht për shkak të Skënderbeut, dhe më pas Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës që adoptuan Skënderbeun, domethënë krishterimin, vetëm Shqipëria tani konsiderohet civilizim evropian në perëndim.

3/4
Read 4 tweets
KOSOVA NUK ËSHTË ÇAMËRI

change.org/p/greece-must-…

Kjo këtu është një akt i kooperimit Moskë-Ankara-Beograd për tërheqjen e vëmendjes nga Kosova.

Në kundërzbulimin rus kjo quhet Maskirovka.

1/
Çështjet e diplomacisë shqiptare nga 1 deri në 10

1) Kosova
2) Kosova
3) Kosova
4) Kosova
5) Kosova
6) Kosova
7) Kosova
8) Kosova
9) Kosova
10) Kosova

2/
Çdo tërheqeje vëmendje nga problemi 1 deri në 10 që ne kemi (Kosova) është anti shqiptare, me qëllim apo pa qëllim.

Barazimi i Kosovës (betejë që vazhdon) me Çamërinë (betejë e humbur 65 vjet përpara) është anti shqiptare, me qëllim apo pa qëllim

Pikë. Nuk ka por, por, por.

3/
Read 23 tweets
FLAMURI SHQIPTAR - THURJE

Ky dokumentar pati shumë sukses por, konkluzioni është thjesht .... fallco.

1/

Gjurme Shqiptare - Historia e Flamurit Shqiptar via @YouTube
@YouTube Si gjithmonë për një analizë, janë 3 hapa

Faktet
Interpretimi
Konkluzioni

Faktet e mbledhura janë goxha mirë, por mungon një kryesor, që Shqiponja ishte simboli i Legjioneve Romake gjithashtu.

2/
@YouTube Faktet e mbledhura janë si më poshtë

- Shqiponja me dy kokë vjen nga adhurimi i ilirëve (paraqiten fakte)

- Shqiponja me dy kokë vjen nga Hititët (paraqiten fakte)

- Shqiponja me dy kokë vjen nga Bizanti (paraqiten fakte).

3/
Read 51 tweets
Në shekullin e 19 shqiptarët që nga Nishi deri në Athinë ishin vetëm 50% të myslimanizuar, sepse Myslimanizimi për të mënjanuar taksën xhizia për të krishterët filloi shumë vonë, në shekullin 17.

1/
Grekët filluan konvertimin në Anatoli që në shekullin 11 dhe sllavët filluan konvertimin në shekullin e 14.

Grekët u konvertuan gati 90%, sllavët gati 70%, madje Beogradi ishte qyteti i dytë Mysliman më i madh pas Konstandinopojës.

2/
Ndryshimi qendron që grekët dhe sllavët përfunduan myslimanizmin e plotë për 4-6 breza, 100-150 vjet, si rrjedhim u quajtën Turq.

Periudha 4-6 breza është periudhë tranzicioni nga i krishterë në mysliman.

3/
Read 9 tweets
VATIKANI

Kjo është një thurje për shpjegimin e Vatikanit për Shqiptarët, sepse ka shumë keqkuptime sepse nuk ka interes njeri për teologjinë apo për historinë e kishës.

#ShqiptarëtTëParët

1/
Vatikani që ne njohim tani që është universal, është si rrjedhim i Këshillit Vatikan 2 në vitin 1962.

Atë që nuk e dinë shqiptarët është që periudha nga këshilli Vatikan 1 në 1870 deri në këshillin Vatikan 2 në 1962 ishte një periudhë LUFTE ndërmet Kishës dhe Shtetit Italian

2/
92 vjet konflikt ndërmjet Kishës Romane Katolike dhe Shtetit Italian më në fund konkluduan me këshillin Vatikan 2 në 1962.

Këshilli Vatikan 1 erdhi si rrjedhim i luftërave në Evropë sidomos në lidhje me shpërbërjen e Perandorisë Osmane.

3/
Read 17 tweets
Rregullat gjeopolitike të #ShqiptarëtTëParët

1) Internacionalizmi Fetar është Anti-shqiptar.

2) Çdo ngjarje analizohet vetëm në interes të shqiptarizmës, analiza është shqiptaro-centrike.

3) Një shqiptar nuk mund të jetë neutral në lidhje me shqiptarizmën, për ose kundër.

1/
4) Nëse një i huaj ka pozicion neutral apo nuk do t'ja dijë fare, kjo është e respektueshme.

5) Besimi apo besimi i pjesshëm apo mosbesimi tek Zoti është personal dhe i respektueshëm.

6) Feja Politike është e mirë kur është pro shqiptare dhe e keqe kur është anti shqiptare.

2/
7) Myslimanizmi është i mirë kur i shërben shqiptarizmës dhe i keq kur nuk i shërben.

8) Katolicismi është i mirë kur i shërben shqiptarizmës dhe i keq kur nuk i shërben.

9) Ortodoksia është e mirë kur i shërben shqiptarizmës dhe e keqe kur nuk i shërben.

3/
Read 5 tweets
Ballkani

Çështja e Kosovës tanimë nuk është më çështje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, në sytë e ndërkombëtarëve është çështje ndërmjet të Krishterëve dhe Myslimanëve.

Konflikti shqiptaro-serb ka vdekur. Konflikti Islam-Krishtërim është rikthyer.
Diplomacia shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë operojnë në një mendësi që nuk ekziston më.

Në po humbim.

Ishim në të njëjtin situatë në 1919-1920.

Qeveritë myslimane shqiptare u detyruan t'i luten klerikëve të krishterë të merrnin në dorë diplomacinë.
Turhan Pasha i lutet Fishtës të jetë kryetar i delegacionit në Shën Petersburg.

Sulejman Delvina i lutet Fan Nolit Në Amerikë të bëjë të mundur ekzistencën e shqiptarëve që do të dëboheshin në Turqi ai Myslimanë.

Fishta dhe Noli ja arritën qëllimit.
Read 5 tweets
NACIONALIZMI FETAR SHQIPTAR

Kuptoni si funksiononte në 1920

veriu.com/kreu/forumi/to…

Citim

Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris.

1/
Dhe ç'është për tu theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles.

2/
"… Eshtë më e udhës që para Kancelerive Europiane të paraqitet një Prelat Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg."

Ja, këtë bënë Nacionalistët Katolikë Shqiptarë, përkrahën Austrinë në kundërshtim të Italisë që të ekzistojmë.

Lexojeni.

3/
Read 5 tweets
Është e pamundur të jesh Nacionalist Shqiptar pa qenë në fillim Nacionalist Ortodoks Shqiptar.

#ShqiptarëtTëParët

1/2
Nga shek i 8të kur Perandori Romak Leo III kaloi Prefekturën e Ilirisë nga menaxhimi i Romës tek menaxhimi i Romës së Re (Konstandinopojë) deri në fundin e shek 19të, gati e tërë historia e Shqiptarëve është brenda asaj që tani quhet Ortodoksi.

2/3
- Skënderbeu - Riti Konstantinopolitan

Gjithçka nga Rilindja Kombëtare u krijua nga Nationalistët Shqiptarë Ortodoksë

- Flamuri
- Himni
- Shkollat

Nëse urren Ortodoksinë, praktikisht urren 1200 vjet të historisë së Shqiptarëve.

#ShqiptarëtTëParët

3/3
Read 4 tweets
DARDANIZMI

Po vë re që ata që mbështesin Dardanizmin thjesht mendojnë që nuk do ketë luftë ndonjëherë dhe se Perëndimi do e mbrojë Kosovën gjithmonë dhe pa kushte.

1/
E bukura e kësaj është që nuk ka luftë për Dardaninë, as Dëshmorë të Dardanisë dhe as History të Dardanisë që nga koha që u zhduk nga Roma, e dini, nja 2000 vjet.

LDK, Rugova dhe Osmani, duke shpikur dhe mbajtur lart Flamurin e Dardanisë, po shpikin një Identitet të Ri.

2/
Kjo është EKZAKTËKISHT skenari Maqedonas, kur Serbët shpikën Kombin Maqedonas, në mënyrë që të pengonin zgjerimin e Grekëve dhe Bullgarëve në Ballkan.

3/
Read 7 tweets
DARDANIZMI

en.wikipedia.org/wiki/List_of_a…

Ata që promovojnë Dardanzmin, ju lutemi lexoni listën e fiseve ilire.

A po propozoni që shqiptarët të copëtohen në 30 e ca fise të pavarura?

E kuptoni pse Beogradi shpiku Dardanizmin ashtu siç shpiku Maqedonizmin?

#ShqiptarëtTëParët
Siç më thotë edhe @Kgettt , pse duhet të jetë ky debat kaq kontrovers?

Të huajt krijuan identiteve të veçanta për përçarje, serbi-malazez, bullgar-maqedonas, grek-qipriot.

Me ne, Shqiptar-Dardan.

E kuptoni?
@Kgettt Gjithashtu faleminderit @Kgettt për screenshot këtu Image
Read 4 tweets
HISTORIA E SHQIPTARËVE

Të dashur shqiptarë të twitter

Kur unë flas për histori, flas për konsensusin e tanishëm të historianëve që merren me historinë e Ballkanit.

Unë nuk flas për dëshirën time sesi të jetë historia e Ballkanit.

#ShqiptarëtTëParët
Unë nuk jam historian profesionist, unë lexoj gati përditë për zhvillimet më të fundit historiografike, Kam 30 vjet që e bëj këtë punë, sidomos i detyruar nga leximi i teologjisë ortodokse.
Shumica e shqiptarëve i referohen konsensusit të historianëve të viteve 1970.

Kanë kaluar 50 vjet, dhe çdo gjë ka ndryshuar.

Ndryshimi madhor ka qenë Dixhitalizimi.
Read 7 tweets
ORTODOKSIA SHQIPTARE

Kam arritur në përfundim se de-fetarizimi i detyrueshëm për formimin e ndërgjegjes shqiptare, duke filluar nga Vaso Pasha, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, ka çuar në një urrjetje ndaj Ortodoksisë Shqiptare.

#ShqiptarëtTëParët

1/
Përderisa 95% e historisë së Shqiptarëve është brenda asaj që tani quhet Feja Ortodokse, de-fetarizimi i detyruar i historiografisë zyrtare shqiptare, në këtë moment ka çuar në de-shqiptarizim të historiografisë shqiptare, po punon kundër nesh.

2/
De-fetarizimi i historiografisë shqiptare i ka lënë zonë të lirë Kishës Serbe dhe Kishës Greke që të bindë Grekët, Serbët, por.....edhe Shqiptarët.....që Ortodoksia Shqiptare është anti-Shqiptare.

3/
Read 14 tweets

Related hashtags

Did Thread Reader help you today?

Support us! We are indie developers!


This site is made by just two indie developers on a laptop doing marketing, support and development! Read more about the story.

Become a Premium Member ($3.00/month or $30.00/year) and get exclusive features!

Become Premium

Too expensive? Make a small donation by buying us coffee ($5) or help with server cost ($10)

Donate via Paypal Become our Patreon

Thank you for your support!