SHQIPTARËT

Ankaraja, Beogradi dhe Athina pas 30 vjetësh të demokracisë, ja kanë arritur qëllimit që Evropa të shohë shqiptarët si Bosnja, Shqiptar = Mysliman.

Elita jonë bajraktare ndërgjegjshmërisht ka bashkëpunuar me këtë program të koordinuar Ankara, Athinë, Beograd.

1/2
Taninë e gjithë politika evropiane ndaj shqiptarëve është e barazvlefshme me atë të Bosnjës.

Kjo politikë sheh myslimanët që nuk i përkasin Evropës.

Ne e kemi humbur betejën e të qenit evropianë në sytë e Evropës.

2/3
Kjo duket e qartë dhe me eksodin e të krishterëve nga Shqipëria, ku me llogaritë e mia, 50% e të krishterëve janë larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 30 vjetëve, duke kërkuar jetë normale me rregulla perëndimore që në Shqipëri/Kosovë nuk ekzistojnë.

3/4
Situata e tanishme është e ngjashme me vitet 1913 Traktati i Londrës deri në 1920 Traktati i Versajës.

Elita Myslimane e kuptoi që vetëm të krishterët mund të bënin të mundur që shqiptarët të ekzistonin.

4/5
Sipas praktikës së kohës, të gjithë myslimanët e ballkanit do të gjenocidoheshin ose të dëboheshin për në Turqi, si dhe të gjithë të krishterët e Turqisë do të gjenocidoheshin ose të dëboheshin në Ballkan. Etniciteti ishte i parëndësishëm si koncept i kësaj praktike.

5/6
Në 1913 Kosova dhe Çamëria ju dhanë shteteve fqinje me qëllim dhe paramendim që të gjithë myslimanët do të gjenocidoheshin ose dëboheshin për në Turqi për 20-30 vjet. Gjenocidet dhe dëbimet janë tepër të kushtueshme nga logjistika dhe financat, prandaj duan kohë.

6/7
Në panik total elita myslimane ju lutet Klerit të Krishterë shqiptar që të shpëtonte shqiptarët.

Fati ishte që ndarja Ortodoks-Katolik NUK ekzistonte ende, ishte ende në nivel elitar, jo popullor.

Të krishterët ende kishin identitet Rum-Romak të Perandorisë Osmane

7/8
Plani që në 1878 të Kongresit të Berlinit ishte që shqiptarët nuk ekzistojnë, sepse janë myslimanë.

Kjo erdhi si pasojë e Lidhjes Katastrofale të Prizrenit që ishte një lidhje bajraqesh myslimane që synonin mbijetesën e tyre.

8/9
Kështu që Kleri i Krishterë Shqiptar mori përsipër shpëtimin e Shqiptarëve, por kjo ndodhi vetëm e vetëm sepse vetë Elita Myslimane ju lut Klerit të Krishterë Shqiptar që të bënin diçka të tillë.

9/10
Kjo bëri që të pranohej një flamur romak që mbahej nga Patriakana e Konstantinopojës dhe nga Habsburgët e Vjenës, që cilët pretendonin të ishin pasardhës të Romës.

Koka e majtë e shqiponjës së flamurit tonë simbolizon Romën dhe koka e djathtë Konstantinopojën Romën e Re.

10/11
Kleri Shqiptar, që dhe njëherë ta përsëris, ndarja katolik-ortoodks NUk ekzistonte, ja arriti qëllimit.

Fishta-Noli bënë të mundur ekzsitencën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Shqiptarët ekzistojnë prej dyshes Fishta-Noli, jo prej luftrave.

11/12
Mbreti Zog ndoqi të njëjtën politikë, që Shqiptarët NUK janë Myslimanë, se ndryshe nuk do të ekzistonin, dhe e tërë elita myslimane ishte dakord, sepse e dinte fundin nëse jo.

Mbreti Zog financoi fort Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke arritur njohjen në 1937.

12/13
Ngulmimi i Zogut që Patriakana Ekumenike të njihte KOASH ishte sepse me mendësinë e asaj kohe, Kisha Etnike = Ekzistencën e një Kombi.

Kështu që

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë = Ekzistencën e Kombit Shqiptar.

13/14
Në të njëjtën periudhë vetë Zogu kishte masakruar me forcë përpjekjet e Romës, Athinës dhe Beogradit për të krijuar Kombin Katolik me Republikën e Mirditës, sipas praktikës së kohës, për Miletet Osmane si kombe të veçanta.

14/15
Mbreti Zog, me mbështjetjen e elitës myslimane po synonin që të Krishterët e Shqipërisë të rrinin në Shqipëri, prandaj dhe Zogu mori titullin Skënderbeu III.

Vetëm me ekzistencën e të krishterëve shqiptarë, si shqiptarë, mund të shmangej dëbimi i myslimanëve shqiptarë.

15/16
Mbreti Zog vazhdoi de-myslimanizimin e qëllimshëm të shqiptarëve, me konsensusin e vetë elitës myslimane, duke kundërshtuar presionin e Vatikanit për Konkordat të katolikëve të Shqipërisë, që praktikisht do të thoshte autonomi e katolikëve.

16/17
Nga ana tjetër Mbreti Zog u fut në rrugën e Katolicizimit të historisë së shqiptarëve, duke u martuar me një princeshë katolike

Zogu ndaloi perçen me ligj, e gjitha kjo për t'i treguar fuqive të mëdha që shqiptarët nuk janë myslimanë, prandaj nuk duhet të dëbohen në Turqi

17/18
Koncepti i katolicizimit të historisë së shqiptarëve nuk ishte i rastësishëm. Vetë Fan Noli e bëri Skënderbeun katolik me qëllim.

Fan Noli, që në atë kohë ishte praktikisht ateist, u bë prift vetëm që të kishte reputacion diplomatik për shpëtimin e shqiptarëve.

18/19
Vitet 1930 ishte koha kur ndarja katolik ortodoks po kristalizohej tek popullsia, por Mbreti Zog tashmë e kishte vendin nën kontroll duke bashkëpunuar me Mussolinin, që ishte anti katolik, dhe duke kundërshtuar Vatikanin, Kishën Greke dhe Serbe, dhe Ankaranë.

19/20
Pas vitit 1944, Enver Hoxha vjen në fuqi. Procesi i marrjes totale të fuqisë ishte nga vitin 1944 deri në vitin 1961 thyerjen me Moskën.

Hoxha e detyrua të hiqte dorë nga marksizmi i pastër dhe të rikthehej tek nacionalizmi i Zogut për të ngelur në fuqi.

20/21
Ndërkohë shkombëtarizimi i shqiptarëve si turq dhe grekë jashtë kufijve të Shqipërisë vazhdonte pa ndërprerje sipas marrëveshjeve dhe praktikave të kohës, gjenocidi ndaj çamëve dhe dëbmi i shqiptarëve të Jugosllavisë në Turqi në marrëveshje me Ankaranë për një copë bukë.

21/22
Ndërkohë dhe arvanitët e Greqisë për një copë bukë po bëheshin grekë gradualisht nën presion, sepse nuk mund të pranonin të ishin myslimanë si shqiptarët, sipas mentalitetit të kohës.

22/23
E vetmja gjë pozitive erdhi nga Vatikani. Në 1962 Vatikani shkëputet nga kthetrat e politikës me këshillin Vatikan II, duke hequr dorë përfundimisht në krijimin e Kombeve Katolike, si maronitët në Liban, kroatët në Jugosllavi apo Republika e Mirditës në Shqipëri.

23/24
Presioni nga Athina, Ankaraja dhe Beogradi për turqizimin dhe helenizimin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë (tanimë Vatikani nuk ishte më problem) bëri që Enver Hoxha të ndalojë fenë në vitin 1967.

Futja e ateizmit në kushtetutë ishte lëvizja gjeniale e duhur.

24/25
Ndihmë erdhi nga Ankaraja dhe Beogradi në vitet 1970.

Legjislacioni ndërkombëtar ndaj gjenocidit dhe pastrimit etnik që po merrte formë, detyroi Titon që të bënte kushtetutën e vitin 1974 duke i dhënë autonomi Kosovës.

25/26
Ankaraja kishte shkuar në një proces të thyerjes së Traktatit të Lozanës që në vitin 1955 dëbuan Romakët e Stambollit (tani i quajnë Grekë).

Grekët reagojnë me përpjekjet për të dëbuar turqit nga Qipro duke u munduar të bëjnë grusht shteti.

26/27
Si reagim Ankaraja pushton Qipron Veriore në 1974.

Kështu që kemi Beogradin dhe Ankaranë duke ndërprerë myslimanizimin e shqiptarëve sipas marrëveshjeve të tyre deri në atë pikë.

27/28
Problemi madhor i kësaj kohe ishte bashkëpunimi i Kishës Serbe me Dianetit Turk, që shqiptarët të ishin vetëm myslimanë.

Si rrjedhim, për 80 vjet shqiptarëve në Jugosllavi ju mbush mendja që vetëm serbët janë ortodoksë.

28/29
Ndërkaq që nga viti 1974 ne kemi vetëm Athinën dhe kishën greke që vazhdonte pa ndërprerje helenizimin e shqiptarëve në Greqi, sipas marrëveshjes së Traktatit të Lozanës në 1923. Sigurisht që procese të tilla duhet dekada që të përfundojnë.

29/30
Ateizmi i imponuar nga Enver Hoxha funksionoi shumë shpejt.

Enver Hoxha adoptoi modelin e Zogut të imponimit të motos së Vaso Pashës, ngriti monumentin e Skënderbeut në 1968 në Tiranë dhe vazhdoi Katolicizimin e historisë së shqiptarëve.

30/31
Një brez i tërë u lind dhe u rrit ateist, si unë për shembull.

Unë u linda në 1972, 5 vjet pas ateizmit të imponuar në 1967.

Ne nuk e kishim idenë se çfarë kishte ndodhur, ishim 100% Shqiptarë.

31/32
Enver Hoxha kishte demyslimanizuar dhe deortodoksizuar historinë e Shqipërisë, duke e shkruar me drejtim nga Perëndimi, de fakto Katolicizim i historisë së shqiptarëve.

Kështu na gjeti viti 1991, rënia e komunizmit dhe lejimi i fesë.

32/33
Në vitin 1991 e vetmja që vazhdonte deshqiptarizimin e shqiptarëve ishte Athina.

Menjëherë shqiptarët ateistë të çuditur u etiketuan si myslimanë, bektashi, ortodoksë dhe katolikë, nga Ankaraja, Roma, Konstantinopoja, Athina dhe vendet Arabe.
Konfuzioni ishte masiv.

33/34
Ndërkaq në ish Jugosllavi shqiptarët kishin mendësi tjetër në 1991,

1) Vetëm serbët janë ortodoksë (fallco)
2) Shqiptarët kanë qenë katolikë (fallco)
3) Një pjesë e madhe ateistë të ndikuar nga Hoxha (domethënë shqiptarë), dhe një pjesë myslimanë (identitet konfuz).

34/35
Viti 1991 rifillon luftën mediatike të Beogradit dhe Ankarasë për identitetin e shqiptarëve. Athina nuk e kishte ndërprerë kurrë.

Ankaraja, Beogradi dhe Athina bashkëpunuan jo që të bindnin shqiptarët për identitetin fetar, sepse ateizmi tanimë kishte rrënjë.

35/36
Ankaraja, Beogradi dhe Athina bashkëpunuan që të bindnin Perëndimin, Evropën dhe Amerikën që shqiptarët ishin myslimanë, shqiptarët ortodoksë ishin grekë, dhe që vetëm serbët kanë qenë ortodoksë në Kosovë.

36/37
Vatikani pas vitit 1991 mbajti pozicionin e vet strategjik NEUTRAL që nga këshilli Vatikan II në 1962.

Vatikani as nuk përkrahu luftën e Kroacisë, dhe kundërshtoi bombardimin e Serbisë për çlimirin e Kosovës, neutralitet i deklaruar.

37/38
Ndërkohë konflikti mdis Athinës dhe Konstantinopojës fillon për Shqipërinë.

Athina nuk donte rikrijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse,

KOASH = Shqiptarët ekzistojnë.

Konstantinopoja donte rikrijimin e KOASH si pjesë e punës së saj ekumenike.

38/39
Në atë kohë kisha greke ishte ndarë në dy pjesë me qëllime të kundërta,

Shumica ishte heleniste, sidomos brenda Greqisë.

Pakica ishte Ekumenike, sidomos jashtë Greqisë, sidomos në Sh.B.A.

39/40
Konflikti filloi midis Kryepeshkopit të Greqisë Serafim dhe Patriarkut të Konstantinopojës Bartolome.

Bartolomeu zgjodhi pas kooperimit të qeverisë shqiptare ekumenistin me famë botërore Kryepeshkopin Anastas.

Serafimi i Athinës u egërsua shumë dhe sabotoi Anastasin.

40/41
Sabotimi i Anastasit nga Athina ishte i vetëkuptueshëm dhe i drejtë sipas pozicionit të tyre.

KOASH = Shqiptarët ekzistojnë.

Ata donin që shqiptarët të ishin myslimanë, dhe ortodoksët të ishin grekë.
Katolikët ishin minoritet pa influencë, sipas mendimit të tyre.

41/42
Nga ana tjetër, Bartolomeu i Konstantinopojës dhe Anastasi i Tiranës e kishin fare të qartë që po ndërtonin një Kishë Etnike Shqiptare kundër Athinës.

Arsyeja kryesore e Bartolomeut ishte rreziku nga Moska, që me të vërtetë tani doli që Bartolomeu kishte të drejtë.

42/43
Athina vazhdon fushatën e egër mediatike të diskreditimit të Anastasit në Shqipëri, duke ja arritur qëllimit tani pas 30 vjetësh lufte mediatike.

Shqiptarët në përgjithësi tani janë bindur që vetëm grekët dhe serbët mund të jenë ortodoksë.

43/44
Lufta mediatike e Ankarasë, Athinës dhe Beogradit tani kanë bindur Evropën (por jo Amerikën) që Shqiptar = Mysliman.

Problem është që ne jemi në Evropë gjeografikisht, dhe sado që të ndihmohemi nga Amerika, Evropa ka fuqi veto në çdo gjë që lidhet me Shqiptarët.

44/45
Përreth 25 vjet, 1991-2016, qindra kisha dhe xhamia ndërtohen dhe rindërtohen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ndërtohen vetëm xhami dhe shumë pak kisha katolike (dhe vazhdojnë ende në Kosovë).

Vatikani financon masivisht ndërtimin e kishave katolike.

45/46
Ndërsa Anastasi i Tiranës duke shfrytëzuar pozicionin e Kryetarit të Këshillit Botëror të Kishave, si ekumenist i famshëm, kërkon dhe merr fonde nga të gjitha kishat e krishtera të botës që ishin gati, pjesa më e madhe protestante.

46/47
Anastasi i Tiranës arrin që të rikrijojë KOASH dhe të rindërtojë me qindra kisha me dollarët e dhuruar nga kishat perëndimore në një periudhë 25 vjeçare.

Athina u tërbua, por ja arriti qëllimit që të diskreditojë Anastasin në sytë e shqiptarëve.

47/48
Falë kësaj lufte mediatike të koordinuar midis Beogradit, Ankarasë dhe Athinës, të kthehemi tek tweet numër 1, ata ja kanë arritur qëllimit që Shqiptarët të shihen si Bosnjakët,

Shqiptar = Mysliman.

në sytë e Evropës (por jo Amerikës).

48/49
Tani shqiptarët janë në rrezik përsëri në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, kur Evropa po mundohet të ndajë Bosnjen në dëm të myslimanëve, dhe po përkrah hapur Beogradin kundër Tiranës dhe Prishtinës, sepse

Boshnjak=Shqiptar=Mysliman

në sytë e Evropës (por jo Amerikës)

49/50
Kështu ne jemi kthyer përsëri në vitet 1913 - 1920.

Çështja është që nuk kemi më as Fishta dhe as Noli.

Kisha Katolike është neutrale sepse Vatikani është neutral, dhe KOASH shihet si greke nga popullsia shqiptare. Por Kisha katolike është edhe e vogël këtu.

50/51
Ndërsa në 1920 ndarja katolik ortodoks NUK ekzistonte, tani ajo ndarje ekziston midis popullsisë.

Kisha Katolike dhe Ortodokse të Shqiptarëve NUK bashkëpunojnë për shqiptarizmin.

Ky është problemi numër 1 is shqiptarëve.

51/52
Po të ishim tani në vitet 1913-1920, KMSH, komuniteti mysliman shqiptar dhe elita jofetare shqiptare, normalisht duhej që t'u lutej Kishës Ortodokse dhe Katolike që të bashkonin forcat për shqiptarizmin, duke ofruar financim dhe strukturë diplomatike.

52/53
Si në vitet 1913-1920, tani Kleri i Krishterë Shqiptar duhet të jetë në vijën e parë të diplomacisë, për shpëtimin e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nga lufta e pashmangshme që po vjen.

53/54
Kjo gjë nuk po ndodh dhe nuk ka gjasa që të ndodhë sepse absolutisht as elita shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Tetovë dhe Ulqin, dhe as Komunitetet Myslimane, dhe as Vatikani nuk kanë interest të tillë.

54/55
I vetmi institucion fetar që është zyrtarisht etnik, KOASH, shihet si armike greke nga popullsia.

Praktikisht, shqiptarët tani janë në mëshirë të Amerikës, duke pasur Evropën si kundërshtare.

Viti 1920 po riluhet përsëri.

Ku është Fan Noli?

55/56

FUND
@UnrollHelper unroll

• • •

Missing some Tweet in this thread? You can try to force a refresh
 

Keep Current with Kris 📿🇨🇦 🇦🇱

Kris 📿🇨🇦 🇦🇱 Profile picture

Stay in touch and get notified when new unrolls are available from this author!

Read all threads

This Thread may be Removed Anytime!

PDF

Twitter may remove this content at anytime! Save it as PDF for later use!

Try unrolling a thread yourself!

how to unroll video
  1. Follow @ThreadReaderApp to mention us!

  2. From a Twitter thread mention us with a keyword "unroll"
@threadreaderapp unroll

Practice here first or read more on our help page!

More from @ektrit

30 Nov
SUMARIZATION OF #krisonomics

1) Supply chains started breaking down in 2013, I noticed it in 2014.

2) The trigger was QE3 activation by the Federal Reserve.

3) Readjustment of supply chains away from China started in 2015 in Washington DC.

1/2
4) China reacted by taking advantage of Covid lockdown to shut down supply chains, thus openly starting #SupplyChainWar

5) The breakdown is beyond the point of no return, it can no longer be reversed.

6) Dechinesification is under way until 2030.

2/3
7) Dechinesification will be very painful for both West and China.

8) Beijing can use mortal and brute force to handle it, the West cannot.

9) The breakdown of supply chains will multiply global conflicts.

3/4
Read 4 tweets
24 Nov
This quick explanation of Convexity reminded me of my job as Sales Engineer. I had to converse daily with contractors, design engineers, school administrators, factory workers, purchasing manager, the president, the controller, the bookkeeper etc.

1/
Taleb @nntaleb academically uses the term Convexity, but I have trained myself to find and use the easiest words possible to explain the current situation to many kinds of people.

So, to converse with my twitter friends I found the term Output/hr or Throughput/hr.

2/
@nntaleb If I used the word Convexity here on twitter or with my customers and factory workers, I'd have to spend the extra time and effort of explaining.

And that is why I say Output/hr or Throughput/hr.

3/
Read 5 tweets
22 Nov
KLASA PROFESIONALE MENAXHERIALE - KPM

Sistemi i pagesave të ujësjellësit të Kavajës ka 3 muaj që nuk punon. Tani më duhet të shkoj në Golem që të paguaj ujin.

Kjo tregon qartësisht që shteti po shkërmoqet.

1/
Siç e kam shpjeguar disa herë, një Shtet është si një Korporatë, ka presidentët dhe bordin drejtues, ka Menaxherët e Mesëm (KPM lart), ka dhe punonjësit.

KPM lidh Presidentin/Bordin me Punonjësit.

Pa KPM, sado fonde të hedhë bordi, sado vendime që të marrë, asgjë nuk ndodh.

2/
Kjo po tregohet qartë tek rrogat e ulëta, tek emigracioni masiv, tek helmimi i ujit në Krujë etc.

KPM ndërtohen në një proces 10-20 vjeçar, ku një President ja kalon stafetën presidentit tjetër, për një korporatë.

3/
Read 9 tweets
1 Nov
This website is de facto spokesperson for the Russian Church.

It no longer uses the term Ecumenical Patriarchate, just Patriarchate of Constantinople.

It also promotes Greek-Slavic schism, just as St. Anastas of Tirana noted it would happen.

orthochristian.com/142686.html
Read 4 tweets
29 Oct
EUROPE

As @nntaleb postulated, History is fabrications, hearsay and some truth.

Entirely true for Europe now when technology used for DNA and historiography has concluded that NOTHING deemed European now is actually European.

1/2
@nntaleb In the 19th century when the current concept of Europe was created, it was believed that Rome copied Greece, and Greece invented stuff by itself.

Now, it has been discovered that Greeks copied from Egyptians, Assyrians and Phoenicians.

2/3
@nntaleb Heck, even the name Europe comes from the Phoenicians, now modern Levantines.

We can say now that Modern Europe is based entirely on what is now called Middle East, Iraq, Levant, Egypt, knowledge unknown in the 19th century.

3/4
Read 5 tweets
29 Oct
GREECE

It's fascinating that in 2021, Greek Government doesn't dare tell their own citizens that Kacifas was a terrorist on his way to killing the Greek minister of culture visiting Albania at the time, whom he deemed as traitor.

1/2
Majority of Greeks still have remained deeply just Orthodox Turks unable to be Westernized.

In any western country Kacifas would be deemed as terrorist, just not in Greece.

2/3
It is even further fascinating that the entire rationale of Megali Idea invented by Germans to create the Modern Greek Nation has collapsed due to DNA technology.

Cypriots are simply Turkified Greeks, and Modern Turks are Turkified Greeks who were Hellenized Anatolians.

3/4
Read 6 tweets

Did Thread Reader help you today?

Support us! We are indie developers!


This site is made by just two indie developers on a laptop doing marketing, support and development! Read more about the story.

Become a Premium Member ($3/month or $30/year) and get exclusive features!

Become Premium

Too expensive? Make a small donation by buying us coffee ($5) or help with server cost ($10)

Donate via Paypal

Thank you for your support!

Follow Us on Twitter!

:(