ATEIZMI është çmimi që shqiptarët kanë paguar për të ekzistuar.
Thellë brenda çdo shqiptar e di që kombi mund të ekzistojë vetëm me Ateizëm.
90% e shqiptarëve nuk kanë interes të mendojnë nëse Zoti ekziston apo jo.
Unë përfshij, Agnosticizmin, Ateizmin, Deizmin në të njëjtin grup, e njëjta gjë, Zoti nuk ka efekt në jetën tënde.
Edhe besimtarët si unë, thellësisht e dimë që vetëm ateizmi bashkon shqiptarët.
Ish guvernatori katolik i Osmanëve Pashko Vasa e kuptoi i pari, pas katastrofës së Lidhjes së Prizrenit që çoi në vendimin e Kongresit të Berlinit që Shqiptarët nuk ekzistojnë.
Pasi gjermanët kishin vendosur që të gjithë Romakët (Rum në Osmanisht) do të requheshin Grekë, vendimi ishte marrë që të gjithë Romakët shqiptarë të helenizoheshin.
Lidhja e Prizrenit kishte dalë me vendim që shqiptarët të jenë brenda Perandorisë Osmane, domethënë që janë Myslimanë. Sipas kodit të asaj kohe, të gjithë Myslimanët mund të ishin vetëm Turq (fjalë fyese në Evropë) dhe duhet të dëboheshin për në Anatoli.
Kisha Katolike sapo kishte vendosur të quhet Katolike si identitet në vitin 1870 me këshillin Vatikan I.
Pasi francezët kishin arritur që Mileti Katolik të njihej nga Sulltani, Roma po mundohej të krijonte Milete katolike ku të mundej, fillimisht në Liban dhe Kroaci.
Kulmi i përpjekjeve të Romës për krijimin e Miletit katolik Shqiptar si Kroacia ishte me krijimin e Republikës së Mirditës.
Republika e Mirditës u shkatërrua me dhunë dhe masakra nga Ahmet Zogu, që më vonë u bë Mbret.
Zogu ngeli anti katolik gjithë jetën.
Bektashinjtë u dëbuan nga Konstantinopoja nga Sulltani dhe po mundoheshin të krijonin një atdhe të tyren, domethënë Shqipërinë.
Si rrjedhim figura të tilla si Vëllezërit Frashëri dhe Ismail Qemali u angazhuan për ekzistencën e shqiptarëve.
Si rrjedhim shqiptarët kishin 4 fe që mundoheshin të ekzistonin, lëre pastan të bashkëekzistonin.
Bashkë ekzistenca ishte absolutisht e pamundur, me 4 drejtime presionesh.
Mbreti Zog I e kuptoi që kombi nuk mund të ekzistonte me 4 fe dhe mori përsipër thirrjen e Pashko Vasës, që është praktikisht thirrje për Ateizëm.
Mbreti Zog I është i pari që aplikon Ateizmin në Shqipëri.
Enver Hoxha nuk bën gjë tjetër veçse vazhdon projektin e mbretit Zog për Ateizëm, këtë herë i armatosur dhe me marksizmin.
Greqia sapo kishte spastruar çamët si Turq dhe po vazhdonte planin gjerman për helenizimin e arvanitasve.
Turqia bën marrëveshje me Jugosllavinë për marrjen e shqiptarëve në Turqi si Turq, jo si shqiptarëve, që do të përdoreshin për zhvendosjen e kurdëve.
Në këtë situatë Enver Hoxha detyrohet të vazhdojë rrugën e Ahmet Zogut, imponon Ateizmin zyrtarisht.
As shqiptarët në Jugosllavi dhe shqiptarët në Greqi NUK kundërshtuan Turqizimin apo Helenizimin.
Ishte e qartë që identiteti shqiptar NUK ishte formuar ende.
Duhej marrë masa finale drastikeË
ATEIZMI ZYRTAR.
Ateizmi i imponuar zyrtar Vasa-Zogu-Hoxha solli frute të menjëhershme.
Në vitin 1981 Shqiptarët në Jugosllavi kërkuan me luftë të drejtat e tyre, ndryshe nga 20 përpara kur u larguan si Turq.
Në Greqi plani gjerman i helenizimit të romakëve shqiptarë është tani i kompletuar, nuk ka më shpresë.
E vetmja gjë që na ka ngelur për ekzistencë është bashkimi i gjithë shqiptarëve në një konfederatë, dhe kjo mund të arrihet vetëm me ....ATEIZËM.
Të gjithë shqiptarët, edhe ata pak besimtarë, e dinë thellë në shpirt që vetëm ATEIZMI Vasa-Zogu-Hoxha mban kombin gjallë.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë që shtete funksionojnë nga SISTEMI.
Udhëheqësi pastaj thjesht DREJTON sistemin, por nuk mund ta ndryshojë sistemin.
1/
Siç shpjegon dhe eruditi Nassim Taleb, sistemi mund të reformohet vetëm duke u shkatërruar nga jashtë or duke u vetëshkatërruar.
Kështu u vetë shkatërrua komunizmi nga thjesht mungesa e ushqimit.
2/
E njëjta gjë tani. Pas komunizmit Sali Berisha krijoi sistemin e tanishëm nga 1992 deri në 1997 dhe të gjithë udhëheqësit pas Berishës thjesht drejtuan sistemin që krijoi Berisha, por nën udhëheqjen e tyre.
3/
Dëshira e Romës për të penetruar Ballkanin nëpërmjet Republikës së Venecias solli si rrjedhim ekzistencën e shkrimeve në shqip, sepse Roma ruante në arkiva raportet e misionarëve që shkonin të ndryshonin ritin e shqiptarëve nga Konstandinopolitan në Latin
Ishte zakon që liturgjia bëhej me Romakisht (Romaika, që tani njihet si greqisht) ose në Latinisht, por shpjegimet për predikimet bëheshin në gjuhët lokale, në këtë rast shqip.
2/
Transferimi nga Riti Konstantinopojës (që tani njihet si ortodoks) në Ritin Latin (që tani njihet si katolik) ndodhi për një periudhë 500 vjeçare, shekulli 13 deri 17, dhe penetrimi ishte tepër i pakët.
3/
Për të gjithë historianët shqiptarë të internetit, që në këtë moment Roma zyrtarizon penetrimin në tokat shqiptare për ndryshimin nga Riti i Konstantinopojës në Ritin Latin, që prodhoi Gjon Buzukun etc.
Arsyeja që kanë mbijetuar dokumente në shqip është penetrimi i Romës.
Gjon Buzuku aplikoi direktivat e Këshillit të Trentit për meshën latine, por me shënime dhe predikime në gjuhët lokale.
Përdorimi i shqipes si gjuhë predikimi është bërë që nga shekulli 12 në ritin e Konstandinopojës, sipas dëshmive të gjetura, por nuk kanë ngelur dokumenta.
Kështu që praktika e të shkruarit të Ungjillit në shqip daton që nga shekulli i 12 në ritin e Konstandinopojës.
Vlera e jashtëzakonshme e Këshillit të Trentit për ne është që dokumentet e Vatikanit kanë mbijetuar.
Në shekullin e 19 shqiptarët që nga Nishi deri në Athinë ishin vetëm 50% të myslimanizuar, sepse Myslimanizimi për të mënjanuar taksën xhizia për të krishterët filloi shumë vonë, në shekullin 17.
1/
Grekët filluan konvertimin në Anatoli që në shekullin 11 dhe sllavët filluan konvertimin në shekullin e 14.
Grekët u konvertuan gati 90%, sllavët gati 70%, madje Beogradi ishte qyteti i dytë Mysliman më i madh pas Konstandinopojës.
2/
Ndryshimi qendron që grekët dhe sllavët përfunduan myslimanizmin e plotë për 4-6 breza, 100-150 vjet, si rrjedhim u quajtën Turq.
Periudha 4-6 breza është periudhë tranzicioni nga i krishterë në mysliman.
3/