Analiza e tanishme e gabuar për periudhën para vitit 1967 tregon suksesin e Enver Hoxhës me ndalimin e fesë.
E gjithë analiza bëhet sikur Ndërgjegja e të qenit Shqiptar ekzistonte në gjithë trojet shqipfolëse para 1967.
Gabim, NUK ekzistonte.
1/
Ndalimi i fesë në 1967 pati efekt tepër të thellë në proçesin e krijimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare të filluar nga Ahmet Zogu me bazë idenë Pashko Vasës.
Unë mund të them që Ndërgjegja e të Qenit Shqiptar në të gjitha trojet shqipfolëse u përfundua nga vitet 1980.
2/
U deshën 60 vjet nga Zogu tek Hoxha për të krijuar Ndërgjegjen Kombëtare Shqiptare.
Vetëm në vitet 1950 dhe 1960, qindra mijë shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë vetë deklarohesin si Turq dhe Grekë, në Jugosllavi dhe Greqi, nën presion, por pa rezistencë.
3/
Mungesa e rezistencës tregon mungesën e ndërgjegjes e ploteë kombëtare, ishte vetëm e pjesshme.
Pas vitit 1967, 13 vjet më vonë ne shohim rezistencën në Kosovë me identitet shqiptar si parësor.
Ndalimi i fesë funksionoi.
4/
Kështu që vetëm në vitet 1980 ne shohim një ndërgjegje të plotë të qenit shqiptar, duke harruar fenë, në të gjitha trojet shqipfolëse.
Nga vitet 1980 mund të themi që të gjithë shqipfolësit u konvertuan në Shqiptarë, pas 60 vjetësh përpjekje të Zogu-Hoxha.
5/
Ju deshën gjermanëve dhe anglezëve 100 vjet, nga 1830 në 1930 të krijonin Ndërgjegjen e Plotë të të Qenit Grek me sistem shkollash shtetërore.
Vetë elitës franceze ju deshën 50 vjet shkolla shtetërore nga 1860-1915 për të krijuan ndërgjegjen franceze.
6/
Përpjekjet për krijimin e Ndërgjegjes së Jugosllavëve thjesht dështuan pas 80 vjet përpjekje, sepse Fetë katolike, ortodokse dhe islami bënë rezistencë masive.
7/
Përpjekjet për krijimin e ndërgjegjes Turke të filluar nga Mustafa Kemali, tani pas 100 vjetësh po dështojnë, sepse Kurdët nuk janë turqizuar. Kurdët sabotuan projektin e të qenit Turk.
8/
Kemi dhe përpjekje humoristike për të krijuar ndërgjegjen Maqedonase që nga vitet 1970. Pas 50 vjetësh tani, përpjekje të tilla vazhdojnë të jenë humoristike. Bullgaria thjesht pështyn mbi të.
9/
Përfundim
Procesi i të qenit shqiptar ishte si rrjedhim i projekteve ballkanike të krijimit të ndërgjegjes së kombeve nga fuqitë e mëdha.
Na u deshën 60 vjet nga dyshja Zogu-Hoxha, 1920-1980, për të krijuar ndërgjegjen e të qenit shqiptar në tërë tokat shqipfolëse.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë që shtete funksionojnë nga SISTEMI.
Udhëheqësi pastaj thjesht DREJTON sistemin, por nuk mund ta ndryshojë sistemin.
1/
Siç shpjegon dhe eruditi Nassim Taleb, sistemi mund të reformohet vetëm duke u shkatërruar nga jashtë or duke u vetëshkatërruar.
Kështu u vetë shkatërrua komunizmi nga thjesht mungesa e ushqimit.
2/
E njëjta gjë tani. Pas komunizmit Sali Berisha krijoi sistemin e tanishëm nga 1992 deri në 1997 dhe të gjithë udhëheqësit pas Berishës thjesht drejtuan sistemin që krijoi Berisha, por nën udhëheqjen e tyre.
3/
Dëshira e Romës për të penetruar Ballkanin nëpërmjet Republikës së Venecias solli si rrjedhim ekzistencën e shkrimeve në shqip, sepse Roma ruante në arkiva raportet e misionarëve që shkonin të ndryshonin ritin e shqiptarëve nga Konstandinopolitan në Latin
Ishte zakon që liturgjia bëhej me Romakisht (Romaika, që tani njihet si greqisht) ose në Latinisht, por shpjegimet për predikimet bëheshin në gjuhët lokale, në këtë rast shqip.
2/
Transferimi nga Riti Konstantinopojës (që tani njihet si ortodoks) në Ritin Latin (që tani njihet si katolik) ndodhi për një periudhë 500 vjeçare, shekulli 13 deri 17, dhe penetrimi ishte tepër i pakët.
3/
Për të gjithë historianët shqiptarë të internetit, që në këtë moment Roma zyrtarizon penetrimin në tokat shqiptare për ndryshimin nga Riti i Konstantinopojës në Ritin Latin, që prodhoi Gjon Buzukun etc.
Arsyeja që kanë mbijetuar dokumente në shqip është penetrimi i Romës.
Gjon Buzuku aplikoi direktivat e Këshillit të Trentit për meshën latine, por me shënime dhe predikime në gjuhët lokale.
Përdorimi i shqipes si gjuhë predikimi është bërë që nga shekulli 12 në ritin e Konstandinopojës, sipas dëshmive të gjetura, por nuk kanë ngelur dokumenta.
Kështu që praktika e të shkruarit të Ungjillit në shqip daton që nga shekulli i 12 në ritin e Konstandinopojës.
Vlera e jashtëzakonshme e Këshillit të Trentit për ne është që dokumentet e Vatikanit kanë mbijetuar.