FLAMURI SHQIPTAR - THURJE

Ky dokumentar pati shumë sukses por, konkluzioni është thjesht .... fallco.

1/

Gjurme Shqiptare - Historia e Flamurit Shqiptar via @YouTube
@YouTube Si gjithmonë për një analizë, janë 3 hapa

Faktet
Interpretimi
Konkluzioni

Faktet e mbledhura janë goxha mirë, por mungon një kryesor, që Shqiponja ishte simboli i Legjioneve Romake gjithashtu.

2/
@YouTube Faktet e mbledhura janë si më poshtë

- Shqiponja me dy kokë vjen nga adhurimi i ilirëve (paraqiten fakte)

- Shqiponja me dy kokë vjen nga Hititët (paraqiten fakte)

- Shqiponja me dy kokë vjen nga Bizanti (paraqiten fakte).

3/
@YouTube Interpretimi është i balancuar, ku citohet edhe Eqerem Bej Vlora që shqiponja me dy kokë kishte kuptimin e Romës dhe Konstantinopojës Romës së Re të Perandorisë Romake (që është e vërteta e vetme në fakt).

4/
@YouTube Konkluzioni është thjesht fallco.
Konkluzioni është i njëjtë me metodologjinë standarde të Primordializmit të shpikur nga Romantikët Gjermanë në shek 19 për krijimin e Gjermanisë.

5/
@YouTube Ideja që një komb në mënyrë mistike apo të ndërgjegjshme prej shekujsh ruan identitetin etnik tashmë është hedhur poshtë këto 30 vjetët e fundit nga historiografia botërore.

Siç e shpjegova edhe në artikullin më poshtë, akademikët Grekë dhe Serbë tashmë e kanë pranuar.

6/
@YouTube Madje edhe Kisha Serbe gati zyrtarisht e ka pranuar që identiteti etnik serb nuk ka ekzistuar në mesjetë, artikulli këtu.

…s-is-a-dogmatic-religion.blogspot.com/2021/09/ortodo…

7/
@YouTube Arsyeja që akademitë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë vazhdojnë ende me historiografi fallco është që ato NUK janë integruar ende me sistemin akademik Perëndimor.

Akademikët shqiptarë thjesht paguhen rroga qesharake për të përsëritur historiografi të 50 vjetëve përpara.

8/
Historianët serbë kanë vite që ankohen që ata tallen nga kolegët perëndimorë kur flasin për "shtetin apo identitetin serb" në mesjetë.



9/
Historianët grekë e kanë pranuar 100% që identiteti grek nuk ekzistonte fare në mesjetë, lëre pastaj ndërgjegja e të qenit grek, e paimagjinueshme

Ndërgjegjet etnike ekzistonin vetëm tek Elita e Shkolluar, 0.1% e popullatës së mesjetës, që kishin akses tek arkivat e vjetra.

10/
Gjendja në shekullin e 19 gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane ishte kaotike.

Arkeologjia sapo kishte filluar të lulëzonte. Arkeologjia lulëzoi vetëm në gjysmën e dytë të shek 20, dhe shpërtheu vetëm këto 30 vjetët e fundit nga DNA dhe teknologjia.

11/
Njohuritë historike tani, janë ndryshe nga njohuritë historike 50 vjet përpara, që janë ndryshe nga njohuritë historike 100 vjet përpara.

Teknologjia bën punën e vet. Izotopet, Interneti dhe DNA janë kapërcime masive në historiografi.

12/
Ka dy lloj historiografish, Historiografia Moderne dhe Tradita e Kishës.

Tradita e Kishës ishte historiografia në fuqi deri në fund të shek 19 kur filluan të bëheshin zbulime të mëdha.

13/
Për shembull Hititët mendoheshin që nuk ekzistonin nga Historianët Modernë, sepse ata përmendeshin vetëm në Bibël, Dhiatën e Vjetër.

en.wikipedia.org/wiki/Hittites

Por zbulimet në fund të shek 19 ndryshuan mendimin. Hititët ekzistonin.

14/
Një shembull tjetër. Në traditën e kishës, Korneli, pagani i parë që u bë i krishterë ishte shqiptar, siç tregohet në këtë dokumentar nga Radio Ngjallja e Kishë Ortodokse Shqiptare.

Sigurisht NUK ka (ende) zbulime historike për ta vërtetuar këtë.



15/
Tradita e kishës ishte faktor problematik për përcaktimin e historisë nga elitat etnike gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Rikujtesë që katundarët shqiptarë, serbë, grekë, bullgarë, francezë, italianë etc, NUK kishin ndërgjegje etnike sepse nuk kishin shkollim.

16/
Në lidhje me Flamurin e shqiponjës me dy koka, tradita e kishës ishte tepër e qartë në shekullin 19, dhe vazhdon të ngulmojë edhe tani në shek 21, kur Historiografia Moderne NUK ka dalë në përfundim për shkak të mungesës së gjetjeve arkeologjike.

17/
Siç na tha edhe At Teologu, murgu i shenjtë nga Mali Athos, neve rinisë ortodokse në Tiranë vite përpara, tradita e kishës thotë që dy kokat e shqiponjës janë Roma dhe Konstantinopoja.

Pikë, Nuk dyshohet tradita e kishës.

18/
Simboli i shiponjës me dy koka GABIMISHT tani i referohet vetëm Ortodoksëve.

Kjo sepse historia është shuar nga mendja e njerzve kur u shpërbë Perandoria Austro-Hungareze në traktatin e Versajës në 1920.

19
Austro-Hungarezët kishin ekzaktësisht të njëjtin simbol si Konstantinopoja, Shqiponjën me dy koka.

Kjo vjen nga krijimi i Perandorisë së Shenjtë Romake në 801 si aleancë e qytet-shteteve gjermanofolëse.

crwflags.com/fotw/flags/de_…

20/
Shekulli i 9 është koha pas Karlit të Madh kur filloi çarja elitare se kush ishte nuk ishte Romak i Vërtetë ndërmjet Romës dhe Konstantinopojës Romës së Re.

Gjermanikët ishin pasardhës të Legjioneve Romake në Evropën perëndimore, morën përsipër Simbolin Romak të shqiponjës.

21/
Me konfliktin ndërmjet Romës dhe Konstantinopojës në shekullin 11 (viti 1054) ndarja elitare u përforcua me Perandorin Romak në Konstantinopojë që shtoi një kokë tjetër shqiponjës së legjionever romake, duke pretenduar si Perandor i të dy Romave.

22/
Siç shihet dhe në linkun këtu, në 1404 Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake (më vonë u riquajt si Austro-Hungaria në shek 19), pretendoi që ai ishte Perandori i Vërtetë i dy Romave të Shenjta, jo ai në Konstantinopojë.

crwflags.com/fotw/flags/de_…

23/
Siç e shihni nuk kishte dyshim që Konstantinopoja Roma e Re ishte Romake, thjesht një konflikt se kush ishte Romaku Perandor i Vërtetë.

24/
Siç e shihni deri në vitin 1920 në Traktatin e Versajës, Shqiponja me Dy Koka shihej si Simbol i Krishterë Romak.

Të qenurit Romak dhe të qenurit i Krishterë ishte ekzaktësisht e njëjta gjë.

Madje Osmanët e kishin dhe si pjesë e Sistemit Milet, Rum = I Krishterë.

25/
Pas shuarjes së Habsburgëve në Traktatin e Versajës në 1920, Vatikani nuk e përdori atë simbol.

Vetëm Patriakana Ekumenike e Stambollit dhe kishat që atëherë u riemëruan si Ortodokse e vazhduan ta përdorin.

Kjo shpjegon gabimin që shihet vetëm si Flamur Ortodoks tani.

26/
Shkurt e qartë, Shqiponja me Dy Kokë, sipas traditës së kishës (edhe ortodokse, edhe katolike), ishte simboli i Perandorisë Romake të Unifikuar me dy Kryeqytete në Romë dhe Konstantinopojë Roma e Re, që vinte nga Simboli i Legjioneve Romake, Shqiponja me një kokë.

27/
Kjo shpjegon qartë pse elita Ortodokse në fillim dhe ajo Katolike më pas, e Rilindjes Shqiptare, nuk kishin problem të përdornin të njëjtin Flamur, sepse Konstantinopoja dhe Vjena kishin të njëjtin flamur.

28/
Përdorimi i flamurit të Skënderbeut nga ortodoksët dhe katolikët ishte tepër normal për atë kohë, ku mbizotëronte tradita e kishës.

Kishat Ortodokse dhe Katolike ende NUK ishin ndarë me vijë, procesi i ndarjes me vijë filloi në vitin 1870 me këshillin Vatikan I.

29/
Mirë të krishterët që ishin të bashkuar deri në vitin 1920 në Versajë, po Myslimanët dhe Bektashinjtë, përse ata PRANUAN të përdornin një Flamur të Krishterë si simbol të kombit të ri që po krijohej, kur majde ishin dhe shumicë?

30/
Arsyeja është këtu.

aa.com.tr/en/world/west-…

West ignores massacres against Muslims

Perëndimi injoron masakrat ndaj myslimanëve.

31/
Sipas historianëve perëndimorë të cituar nga agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency, 5 milionë myslimanë u masakruan dhe 5 milionë të tjerë u përzunë për në atë që tani quhet Turqi gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe dekadave të para të krijimit të shtetit Turk.

32/
Siç e shpjegon dhe artikulli këtu, myslimanët që u përzunë nga ajo që tani quhet Greqi (dhe llogjikisht edhe ata që u masakruan) ishin thejsht.......Grekë, ndërsa të krishterët e deportuar ishin thjesht....Turq (Turqishfolës)

greekreporter.com/2021/07/18/cat…

33/
Sipas praktikës së asaj kohe, të gjithë myslimanët e Ballkanit (që atëherë me të drejtë quhej Rumeli - Toka e Romakëve) duhej të deportoheshin për në Anatoli, dhe të gjithë të krishterët e Anatolisë duhet të deportoheshin për në Rumeli (tani njihet si Ballkan).

34/
Procesi i deportimit dhe masakrimit të ndërsjellë filloi në 1821 me revolucionin Romak (tani i riemëruar si revolucioni grek) dhe përfundoi me pushtimin e Qipros së veriut nga Turqia në 1974, plot 153 vjet.

35/
Madje edhe gjenocidi i boshnjakëve nga Serbia në 1995 dhe pastrimi etnik i shqiptarëve në KS nga Serbia në 1999 është pjesë e të njëjtës praktikë që kishte pushuar në 1974, por që dështoi këtë herë nga ndërhyrja Amerikane.

Kështu që 1974 është data e fundit.

36/
Përgjatë këtyre 153 vjetëve, me qindra mijëra myslimanë shqiptarë duhet të dëboheshin për në Anatoli, më vonë Turqi, apo thjesht të masakroheshin nga të krishterët.

Turqit bënin të njëjtën gjë nga ana tyre, ose dëbim i të krishterëve, ose masakrim. Normal.

37/
Siç dëshmohet edhe nga dokumenti këtu, elita myslimane shqiptare e kishte tepër të qartë që duhet të dëboheshin për në Turqi, dhe nëse kundërshtonin, thjesht do masakroheshin.

Kështu që elita myslimane ju lut elitës së krishterë që t'i shpëtonte.

veriu.com/kreu/forumi/to…

38/
Rreziku i dëbimit dhe masakrimit të myslimanëve shiqptarë për në Anatoli/Turqi i detyroi elitën myslimane shqiptare që të adoptonte simbolet e krishtera që ofronin të krishterët e shqipërisë, si simbole të tyre.

39/
Turhan Pashai vetë i kërkon At. Gjergj Fishtës që të kryesonte delegacionin në Shën Petersburg sepse Turhan Pashai konsiderohet si Turk, dhe jo Shqiptar, nga Evropa.

Elita myslimane e kishte të qartë që vetëm masakrimi i priste, ose dëbimi.

40/
Gjë që shpjegon dhe faktin pse i madhi Ahmet Zogu I, Mbret i Shqiptarëve, imponoi identitetin e krishterë të shqiptarëve, majde dhe duke gjetur grua katolike, kur vetë ishte anti katolik i tërbuar, që vetë kishte masakruar Republikën e Mirditës.

41/


Dokumentai italian këtu është çmendurisht i bukur që tregon madhështinë e Ahmet Zogut.

42/
Mos harroni që gjatë Mbretërimit të Ahmet Zogut, shqiptarët myslimanë në jugosllavi dhe myslimanët grekë vazhdonin të deportoheshin për në Turqi dhe anasjelltas.

Zogu I ruajti dhe imponoi simbolet e krishtera të Shqiptarëve si simbole kombëtare, bashkë me Skënderbeun.

43/
Enver Hoxha vazhdoi ekzaktësisht në rrugën e Zogut I.

Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, çamët myslimanë u deportuan në Turqi si të myslimanë sipas marrëveshjes së anti shqiptarëve të tërbuar Ataturk-Venizellos në 1923 në Lozanë.

44/
Gjithashtu gjatë periudhës së Enver Hoxhës, dy shtete të tërbuara anti shqiptare, Turqia dhe Jugosllavia, ranë dakord që shqiptarët e jugosllavisë të deportoheshin në Turqi si Turq Myslimanë, jo si Shqiptarë në vitet 1960.

45/
Gjatë kësaj periudhe gjithshtu helenizimi me forcë i arvanitasve vazhdonte pa ndërprerje.

Enver Hoxha u detyrua që ngrinte Monumentin e Skënderbeut në 1968, pasi kishte ndaluar fetë në 1967.

Krishterizimi i shtetit shqiptar në duart e Enver Hoxhës vazhdoi pa ndërprerje.

46/
Të sqaroj situatën këtu, në filozofinë dhe historiografinë moderne, sekularizimi shihet si krishtërizim, dhe ateizmi shihet si krishtërizim.

Më qartë e shpreh këtë pikëpamje historiani Tom Holland në libirn e tij Dominion.

amazon.com/Dominion-Chris…

47/
Pra, si konkluzion, përdorimi i simboleve të krishtera si shqiponja me dy kokë dhe Skënderbeu nga myslimanët shqiptarë ishte is rezultat i praktikës së masakrimit dhe deportimit të myslimanëve nga Ballkani dhe të krishterëve nga Turqia.

48/
E njëjta praktikë vazhdon dhe sot duke shtuar Nënë Terezën si heroinë kombëtare dhe duke i dhënë aeroportit emrin e saj.

Mesazhi është i qartë - Shqiptarët janë Evropianë të Krishterë, ne i përkasim Evropës, jo Lindjes së Mesme.

49/
Pra ky është thjesht e qartë arsyeja pse një flamur i krishterë ende përdoret sot nga Shqiptarët, që tani janë me shumicë Agnostike/Deiste/Ateiste, jo të krishterë dhe myslimanë.

#ShqiptarëtTëParët

50/ FUND

• • •

Missing some Tweet in this thread? You can try to force a refresh
 

Keep Current with Kris 📿🇨🇦 🇦🇱

Kris 📿🇨🇦 🇦🇱 Profile picture

Stay in touch and get notified when new unrolls are available from this author!

Read all threads

This Thread may be Removed Anytime!

PDF

Twitter may remove this content at anytime! Save it as PDF for later use!

Try unrolling a thread yourself!

how to unroll video
  1. Follow @ThreadReaderApp to mention us!

  2. From a Twitter thread mention us with a keyword "unroll"
@threadreaderapp unroll

Practice here first or read more on our help page!

More from @ektrit

18 Sep
IDENTITETI SHQIPTAR

Analiza e tanishme e gabuar për periudhën para vitit 1967 tregon suksesin e Enver Hoxhës me ndalimin e fesë.

E gjithë analiza bëhet sikur Ndërgjegja e të qenit Shqiptar ekzistonte në gjithë trojet shqipfolëse para 1967.

Gabim, NUK ekzistonte.

1/
Ndalimi i fesë në 1967 pati efekt tepër të thellë në proçesin e krijimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare të filluar nga Ahmet Zogu me bazë idenë Pashko Vasës.

Unë mund të them që Ndërgjegja e të Qenit Shqiptar në të gjitha trojet shqipfolëse u përfundua nga vitet 1980.

2/
U deshën 60 vjet nga Zogu tek Hoxha për të krijuar Ndërgjegjen Kombëtare Shqiptare.

Vetëm në vitet 1950 dhe 1960, qindra mijë shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë vetë deklarohesin si Turq dhe Grekë, në Jugosllavi dhe Greqi, nën presion, por pa rezistencë.

3/
Read 11 tweets
17 Sep
ANALIZA SISTEMATIKE

Shqiptarët duhet ta kuptojnë që shtete funksionojnë nga SISTEMI.

Udhëheqësi pastaj thjesht DREJTON sistemin, por nuk mund ta ndryshojë sistemin.

1/
Siç shpjegon dhe eruditi Nassim Taleb, sistemi mund të reformohet vetëm duke u shkatërruar nga jashtë or duke u vetëshkatërruar.

Kështu u vetë shkatërrua komunizmi nga thjesht mungesa e ushqimit.

2/
E njëjta gjë tani. Pas komunizmit Sali Berisha krijoi sistemin e tanishëm nga 1992 deri në 1997 dhe të gjithë udhëheqësit pas Berishës thjesht drejtuan sistemin që krijoi Berisha, por nën udhëheqjen e tyre.

3/
Read 8 tweets
27 Aug
ATEIZMI është çmimi që shqiptarët kanë paguar për të ekzistuar.
Thellë brenda çdo shqiptar e di që kombi mund të ekzistojë vetëm me Ateizëm.
90% e shqiptarëve nuk kanë interes të mendojnë nëse Zoti ekziston apo jo.

Unë përfshij, Agnosticizmin, Ateizmin, Deizmin në të njëjtin grup, e njëjta gjë, Zoti nuk ka efekt në jetën tënde.
Read 20 tweets
26 Jul
Dëshira e Romës për të penetruar Ballkanin nëpërmjet Republikës së Venecias solli si rrjedhim ekzistencën e shkrimeve në shqip, sepse Roma ruante në arkiva raportet e misionarëve që shkonin të ndryshonin ritin e shqiptarëve nga Konstandinopolitan në Latin

1/
Ishte zakon që liturgjia bëhej me Romakisht (Romaika, që tani njihet si greqisht) ose në Latinisht, por shpjegimet për predikimet bëheshin në gjuhët lokale, në këtë rast shqip.

2/
Transferimi nga Riti Konstantinopojës (që tani njihet si ortodoks) në Ritin Latin (që tani njihet si katolik) ndodhi për një periudhë 500 vjeçare, shekulli 13 deri 17, dhe penetrimi ishte tepër i pakët.

3/
Read 12 tweets
14 Jul
Për të gjithë historianët shqiptarë të internetit, që në këtë moment Roma zyrtarizon penetrimin në tokat shqiptare për ndryshimin nga Riti i Konstantinopojës në Ritin Latin, që prodhoi Gjon Buzukun etc.

Arsyeja që kanë mbijetuar dokumente në shqip është penetrimi i Romës.
Gjon Buzuku aplikoi direktivat e Këshillit të Trentit për meshën latine, por me shënime dhe predikime në gjuhët lokale.

Përdorimi i shqipes si gjuhë predikimi është bërë që nga shekulli 12 në ritin e Konstandinopojës, sipas dëshmive të gjetura, por nuk kanë ngelur dokumenta.
Kështu që praktika e të shkruarit të Ungjillit në shqip daton që nga shekulli i 12 në ritin e Konstandinopojës.

Vlera e jashtëzakonshme e Këshillit të Trentit për ne është që dokumentet e Vatikanit kanë mbijetuar.
Read 9 tweets
11 Jul
Ti ke te drejtë të kesh opinionin tënd.

Unë po të mundohem të të mësoj.

E dyta, Kisha ka dalë me sukses maksimal sepse është i vetmi institucion kombëtar që arriti të ishte etnik në vitet 1930 kur kishte nevojë.

1/
E treta:

Kisha pushoi së ekzistuari në vitin 1967, ashtu si kisha katolike dhe komuniteti musliman.

E katërta:

Komunitetet fetare u rikrijuan nga 0 në 1991.
Kështu që nëse kërkon llogari, duhet t'u kërkosh te gjithëve.

2/
E pesta

Të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri kanë mbajtur qëndrim diplomatik neutral të detyruar nga kushtetuta e Shqipërisë.

Nëse do kishë dhe xhami etnike, Shqipëria duhet të ndryshojë kushtetutën dhe të nacionalizojë kishën dhe xhaminë.

3/
Read 5 tweets

Did Thread Reader help you today?

Support us! We are indie developers!


This site is made by just two indie developers on a laptop doing marketing, support and development! Read more about the story.

Become a Premium Member ($3/month or $30/year) and get exclusive features!

Become Premium

Too expensive? Make a small donation by buying us coffee ($5) or help with server cost ($10)

Donate via Paypal Become our Patreon

Thank you for your support!

Follow Us on Twitter!

:(