Ata që më çojnë linke që shqiptarët kanë qenë katolikë, po ma bëjnë si grekët në twitter.
E gjithë historigrafia botërore duke përfshirë dhe atë greke janë në konsensus që identiteti grek NUK ka ekzistuar në mesjetë.
1/
Megjithatë kjo nuk i pengon grekët në twitter që të më çojnë linke me citime nga elita mesjetare që thonë që ishin grekë.
Ato linke ekzaktësisht tregojnë që elita mesjetare po mundohej që të rigjeneronte identitetin grek që ishte zhdukur, nuk ekzistonte.
2/
E njëjta gjë me linket që më çojnë për katolicizmin e shqiptarëve.
Linket tregojnë ekzaktësisht që Roma po mundohej që të krishterët shqiptarë të ndërronin nga Riti Konstantinopolitan në Ritin Latin. Ju deshën gati 500 vjet që të arrinin njëfarë suksesi të dobët.
3/
Edhe meshari i Buzukut ishte pjesë e përpjekjeve të Romës që shqiptarët të ndërronin Ritin nga Konstantinopolitan në Latin.
Meqë Reformimi Protestant kishte bërë të mundur përkthimin e Biblës në gjuhët lokale, misionarët e Romës po përkthenin ca pjesë të Ungjillit në shqip.
4/
Është budallallëk të thuash që Buzuku (apo Kisha e Romës) po përhapte shqiptarizmin, njëlloj që është budallallëk që Kosova ka qenë Serbi, po ashtu që është budallallëk të thuash që Bizantinët ishin grekë.
5/
Këto 30 vjetët e fundit, për shkak të dixhitalizimit, ka pasur një shpërthim të zbulimeve të dokumenteve historike që kanë bërë sqarimin e shumë çështjeve që më përpara ishin të ngecura.
6/
Në përgjithësi aksesi për të lexuar dhe studjuar dokumente ka qenë sipas rradhës që lejonte një muze apo arkivë.
Dixhitalizimi ka krijuar mundësinë që të studjohen dokumentet e mesjetës nga zyra dhe kompjuteri në të gjithë botën, pa shkuar në arkiva.
7/
Nëse ju keni lexuar punë kërkimore shkencore të viteve 1970 në lidhje me historinë e Ballkanit, jeni tërësisht jashtë loje.
Gjërat kanë ndryshuar, dhe kanë ndryshuar në favor të Shqiptarëve.
8/
Tani historiografia greke nuk thotë më të bizantinët ishin grekë.
Gjithashtu historiografia evropiane, dhe serbe, nuk thonë më që Kosova ka qenë Serbi.
Të vetmit që nuk po përditësohen me zhvillimet e fundit historike janë......historianët shqiptarë.
9/
Nuk po shoh asnjë përpjekje që historiografia shqiptare të përditësohet me zhvillimet e fundit historiografike në lidhje me Ballkanin.
Konfuzioni kombëtar historik vazhdon të sabotojë bashkimin e shqiptarëve.
100 vjet propagandë nga Beogradi dhe Vatikani se shqiptarët e veriut paskan qenë katolikë prandaj ortodoksia duhet urryer, ka shkaktuar realitetin që shqiptarët, pa e ditur, të urrejnë 95% të historisë sonë, duke përfshirë dhe flamurin ortodoks që ne përdorim.
Është praktikisht statistikisht e pamundur të bindësh më shumë se 10-15 shqiptarë se flamuri ynë është flamur ortodoks, kur e gjithë bota jashtë Shqiperisë e di fare qartë që flamuri ynë është flamur ortodoks.
Because nobody ever thinks that supply of goods and services from raw materials to consumable products could ever be disrupted.
2/
It never occurs to any single theoretician who teaches economics to the masses that crude oil might NOT arrive from point A to B for any reason at all.
They always assume that anybody on earth would produce any goods and services at anytime instantly as needed.
3/
Kam arritur në përfundim se de-fetarizimi i detyrueshëm për formimin e ndërgjegjes shqiptare, duke filluar nga Vaso Pasha, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, ka çuar në një urrjetje ndaj Ortodoksisë Shqiptare.
Përderisa 95% e historisë së Shqiptarëve është brenda asaj që tani quhet Feja Ortodokse, de-fetarizimi i detyruar i historiografisë zyrtare shqiptare, në këtë moment ka çuar në de-shqiptarizim të historiografisë shqiptare, po punon kundër nesh.
2/
De-fetarizimi i historiografisë shqiptare i ka lënë zonë të lirë Kishës Serbe dhe Kishës Greke që të bindë Grekët, Serbët, por.....edhe Shqiptarët.....që Ortodoksia Shqiptare është anti-Shqiptare.
3/