Zhdukja e Paganizmit nga krishterimi Në shekullin e 8të pati efekte të kundërta për shqiptarët dhe grekët.
Nëse grekët i detyruan të harronin të kaluarën e tyre të lavdishme, duke u bërë Romakë në detyrim nga Krishtërimi, ilirët nuk kishin një të kaluar të tillë.
Kur krishtërimi i detyroi të tërë të bëheshin Romakë të Krishterë, praktikisht përfundon krijimi i identitetit të përbashkët iliro-shqiptare në shekullin e 8të, ku të gjithë me detyrim ishin vetëm Romakë të Krishterë.
Si përfundim, Krishtërimi Romak krijoi identitetin e përbashkët shqiptar që kemi ne sot, gjatë një periudhe 500 vjeçare.
Vdekja e identiteteve fisnore si Dardan, Ardian, Enkeleas, etc, nga Roma dhe Krishtërimi, është arsyeja e krijimit të Popullit Shqiptar. @AlbertBikaj
Thënë qartë e shkurt, ilirët u bashkuan vetëm kur u bënë me detyrim të krishterë nga Roma dhe Roma e Re Konstandinopoja.
Krishterimi krijoi shqiptarët.
• • •
Missing some Tweet in this thread? You can try to
force a refresh
SHQIPTARËT tani janë si në vitin 1920, kur Perëndimi po debatonte nëse shqiptarët duhet të ekzistojnë apo jo gjatë bisedimeve të Versajës.
Arsyeja ishte shqiptarët ishin ndarë në Bajraqe të cilët kundërshtonin konceptin e shtetformimit.
1/
Barjraqet u DETYRUAN që t'i LUTESHIN klerit nacionalist shqiptar që të bënte të mundur ekzistencën e shqiptarëve, siç dëshmohet nga vetë ministria e jashtme e Shqipërisë.
Unë nuk jam historian profesionist, unë lexoj gati përditë për zhvillimet më të fundit historiografike, Kam 30 vjet që e bëj këtë punë, sidomos i detyruar nga leximi i teologjisë ortodokse.
Shumica e shqiptarëve i referohen konsensusit të historianëve të viteve 1970.
Ata që më çojnë linke që shqiptarët kanë qenë katolikë, po ma bëjnë si grekët në twitter.
E gjithë historigrafia botërore duke përfshirë dhe atë greke janë në konsensus që identiteti grek NUK ka ekzistuar në mesjetë.
1/
Megjithatë kjo nuk i pengon grekët në twitter që të më çojnë linke me citime nga elita mesjetare që thonë që ishin grekë.
Ato linke ekzaktësisht tregojnë që elita mesjetare po mundohej që të rigjeneronte identitetin grek që ishte zhdukur, nuk ekzistonte.
2/
E njëjta gjë me linket që më çojnë për katolicizmin e shqiptarëve.
Linket tregojnë ekzaktësisht që Roma po mundohej që të krishterët shqiptarë të ndërronin nga Riti Konstantinopolitan në Ritin Latin. Ju deshën gati 500 vjet që të arrinin njëfarë suksesi të dobët.
3/
100 vjet propagandë nga Beogradi dhe Vatikani se shqiptarët e veriut paskan qenë katolikë prandaj ortodoksia duhet urryer, ka shkaktuar realitetin që shqiptarët, pa e ditur, të urrejnë 95% të historisë sonë, duke përfshirë dhe flamurin ortodoks që ne përdorim.
Është praktikisht statistikisht e pamundur të bindësh më shumë se 10-15 shqiptarë se flamuri ynë është flamur ortodoks, kur e gjithë bota jashtë Shqiperisë e di fare qartë që flamuri ynë është flamur ortodoks.