Po vë re që ata që mbështesin Dardanizmin thjesht mendojnë që nuk do ketë luftë ndonjëherë dhe se Perëndimi do e mbrojë Kosovën gjithmonë dhe pa kushte.
1/
E bukura e kësaj është që nuk ka luftë për Dardaninë, as Dëshmorë të Dardanisë dhe as History të Dardanisë që nga koha që u zhduk nga Roma, e dini, nja 2000 vjet.
LDK, Rugova dhe Osmani, duke shpikur dhe mbajtur lart Flamurin e Dardanisë, po shpikin një Identitet të Ri.
2/
Kjo është EKZAKTËKISHT skenari Maqedonas, kur Serbët shpikën Kombin Maqedonas, në mënyrë që të pengonin zgjerimin e Grekëve dhe Bullgarëve në Ballkan.
3/
Shpikja e Kombin Dardan, që çuditërisht po përkrahen nga disa Shqiptarë në KS, është thjesht parapërgatitje për luftë nga Kisha Serbe.
Duke krijuar Kombin Dardan, Dardanët nuk do kenë arsye të luftojnë kur të plasë lufta.
Dhe lufta do vijë, mos mendoni se nuk ka më luftë.
4/
Thjesht mendoni, kush do luftojë që të vdesë për diçka që nuk ka histori, Dardania?
Asnjë.
Është fare e qartë që ata që promovojnë Dardanizmin mendojnë që nuk do të ketë kurrë luftë më.
5/
SHQIPTARËT tani janë si në vitin 1920, kur Perëndimi po debatonte nëse shqiptarët duhet të ekzistojnë apo jo gjatë bisedimeve të Versajës.
Arsyeja ishte shqiptarët ishin ndarë në Bajraqe të cilët kundërshtonin konceptin e shtetformimit.
1/
Barjraqet u DETYRUAN që t'i LUTESHIN klerit nacionalist shqiptar që të bënte të mundur ekzistencën e shqiptarëve, siç dëshmohet nga vetë ministria e jashtme e Shqipërisë.
Zhdukja e Paganizmit nga krishterimi Në shekullin e 8të pati efekte të kundërta për shqiptarët dhe grekët.
Nëse grekët i detyruan të harronin të kaluarën e tyre të lavdishme, duke u bërë Romakë në detyrim nga Krishtërimi, ilirët nuk kishin një të kaluar të tillë.
Unë nuk jam historian profesionist, unë lexoj gati përditë për zhvillimet më të fundit historiografike, Kam 30 vjet që e bëj këtë punë, sidomos i detyruar nga leximi i teologjisë ortodokse.
Shumica e shqiptarëve i referohen konsensusit të historianëve të viteve 1970.
Ata që më çojnë linke që shqiptarët kanë qenë katolikë, po ma bëjnë si grekët në twitter.
E gjithë historigrafia botërore duke përfshirë dhe atë greke janë në konsensus që identiteti grek NUK ka ekzistuar në mesjetë.
1/
Megjithatë kjo nuk i pengon grekët në twitter që të më çojnë linke me citime nga elita mesjetare që thonë që ishin grekë.
Ato linke ekzaktësisht tregojnë që elita mesjetare po mundohej që të rigjeneronte identitetin grek që ishte zhdukur, nuk ekzistonte.
2/
E njëjta gjë me linket që më çojnë për katolicizmin e shqiptarëve.
Linket tregojnë ekzaktësisht që Roma po mundohej që të krishterët shqiptarë të ndërronin nga Riti Konstantinopolitan në Ritin Latin. Ju deshën gati 500 vjet që të arrinin njëfarë suksesi të dobët.
3/
100 vjet propagandë nga Beogradi dhe Vatikani se shqiptarët e veriut paskan qenë katolikë prandaj ortodoksia duhet urryer, ka shkaktuar realitetin që shqiptarët, pa e ditur, të urrejnë 95% të historisë sonë, duke përfshirë dhe flamurin ortodoks që ne përdorim.
Është praktikisht statistikisht e pamundur të bindësh më shumë se 10-15 shqiptarë se flamuri ynë është flamur ortodoks, kur e gjithë bota jashtë Shqiperisë e di fare qartë që flamuri ynë është flamur ortodoks.